Ministri izraelit thotë se Autoriteti Palestinez “duhet të zhduket nga harta” - Gazeta Express
string(75) "ministri-izraelit-thote-se-autoriteti-palestinez-duhet-te-zhduket-nga-harta"

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 14:29

Ministri izraelit thotë se Autoriteti Palestinez “duhet të zhduket nga harta”

Lajme

Gazeta Express

08/09/2025 14:29

Ministri i Financave i Izraelit me bindje ekstremisht të djathta, Bezalel Smotrich, tha se Autoriteti Palestinez (AP) me bazë në Bregun Perëndimor “duhet të zhduket nga harta” pas një sulmit vdekjeprurës në Jerusalem.

“Autoriteti Palestinez duhet të zhduket nga harta, dhe fshatrat nga të cilat erdhën terroristët duhet të duken si Rafah dhe Beit Hanoun”, tha Smotrich, duke iu referuar qyteteve në Gaza që ushtria izraelite i ka shkatërruar në gërmadha. Ai akuzoi Autoritetin Palestinez se i mëson fëmijët të “vrasin hebrenj”.

Nuk ka asnjë provë që dy personat që kryen sulmin dhe u vranë ishin të lidhur me Autoritetin Palestinez, shkruan CNN.

Autoriteti Palestinez, nën udhëheqjen e presidentit të moshuar Mahmoud Abbas, ruan kontroll të pjesshëm mbi Bregun Perëndimor.