Ministri izraelit: Shënjestrimi i saktë i komandantit dhe shkencëtarëve iranianë tregon se kush punon për shkatërrim të Izraelit eliminohet - Gazeta Express
string(138) "ministri-izraelit-shenjestrimi-i-sakte-i-komandantit-dhe-shkencetareve-iraniane-tregon-se-kush-punon-per-shkaterrim-te-izraelit-eliminohet"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:13

Ministri izraelit: Shënjestrimi i saktë i komandantit dhe shkencëtarëve iranianë tregon se kush punon për shkatërrim të Izraelit eliminohet

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 10:13

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Izraeli do të “eliminojë” armiqtë e tij pasi kreu sulme ajrore ndaj Iranit duke synuar objekte ushtarake dhe bërthamore, raporton Agence France-Presse (AFP).

“Shënjestrimi i saktë i komandantëve të lartë të Gardës Revolucionare, ushtrisë iraniane dhe shkencëtarëve bërthamorë – të cilët të gjithë ishin të përfshirë në avancimin e planit për të shkatërruar Izraelin – dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë: ata që punojnë për shkatërrimin e Izraelit do të eliminohen”, tha Katz në një deklaratë.

Ai më tej paralajmëroi se Irani “do të paguajë një çmim gjithnjë e më të rëndë sa më gjatë të vazhdojë veprimet e tij agresive” kundër Izraelit.

Në një deklaratë të mëparshme, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se Izraeli “duhet të presë një dënim të ashpër”, duke shtuar:

“Me vullnetin e Zotit, dorën e fuqishme të forcave të armatosura të Republikës Islamike nuk do ta lërë atë [Izraelin] të mbetet pa u ndëshkuar. Në sulmet e armikut, disa komandantë dhe shkencëtarë ranë dëshmorë. Pasardhësit dhe kolegët e tyre do të kryejnë menjëherë detyrat e tyre, në dashtë Zoti. Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm – dhe padyshim që do ta ketë”, tha ai./Express/