Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri i Iranit djali i Khameneit - Gazeta Express
string(85) "ministri-izraelit-jep-urdher-te-eleminohet-udheheqesi-i-ri-i-iranit-djali-i-khameneit"

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 8:22

Ministri izraelit jep urdhër: Të eleminohet udhëheqësi i ri i Iranit djali i Khameneit

Lajme

Gazeta Express

04/03/2026 8:22

Kushdo që do të emërohet nga regjimi iranian për të zëvendësuar Ali Khamenei në rolin e liderit “do të jetë pa asnjë dyshim një objektiv për t’u eliminuar”.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.

“Çdo lider i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar drejtimin e planit për të shkatërruar Izraelin, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara, botën e lirë dhe vendet e rajonit, si dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i qartë për t’u eliminuar”, thuhet në deklaratën e Katz.

“Nuk ka rëndësi si quhet apo ku fshihet”, shton ai.

“Do të vazhdojmë të veprojmë me gjithë forcën, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar kapacitetet e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta rrëzojë dhe ta zëvendësojë atë”, shton Katz, i cituar nga The Times of Israel.

Advertisement
Advertisement
Advertisement