Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë, negociatat me SHBA jashtë agjende - Gazeta Express
string(73) "ministri-iranian-sulmet-do-te-vazhdojne-negociatat-me-shba-jashte-agjende"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:19

Ministri iranian: Sulmet do të vazhdojnë, negociatat me SHBA jashtë agjende

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 10:19

Teherani ka bërë me dije se është i gatshëm të vazhdojë sulmet për aq kohë sa të jetë e nevojshme, duke theksuar se negociatat me Uashingtonin nuk janë më në agjendë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, iu përgjigj deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka vlerësuar më herët se “lufta do të përfundojë së shpejti”. Araghchi theksoi se Teherani nuk po mendon për bisedime me Shtetet e Bashkuara.

“Negociatat me Uashingtonin nuk janë më në agjendë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë sulmet tona me raketa kundër tyre për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, deklaroi ai në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS.

Ndërkohë, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se Irani ka epërsinë në përballjen aktuale.

“Planet e tyre kanë dështuar dhe ata nuk i kanë arritur qëllimet e tyre. Irani i ka dëmtuar rëndë Izraelin dhe SHBA-në. Shikoni gjendjen e energjisë globale dhe ekonomisë globale. Ne kemi epërsinë dhe do të vendosim vetë kur të përfundojë lufta”, deklaroi ai, sipas raportimit të Al Jazeera.

Advertisement
Advertisement
Advertisement