Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë - Gazeta Express
string(82) "ministri-iranian-i-mbrojtjes-shkon-ne-kine-takim-me-kreret-ushtarake-kineze-e-ruse"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 11:32

Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 11:32

Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur të mërkurën në qytetin Qingdao të Kinës, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).

Sipas medias shtetërore iraniane, Irna, Nasirzadeh është pritur ngrohtësisht nga zyrtarë kinezë në aeroport, transmeton Express.

Bëhet e ditur se ai pritet që të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë kinezë për të diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes Teheranit dhe Pekinit.

Samiti dyditor i SCO-së, që zhvillohet të mërkurën dhe të enjten, kryesohet nga ministri i Mbrojtjes së Kinës, Dong Jun, dhe mbledh krerët më të lartë ushtarakë nga vendet anëtare të organizatës. Temat kryesore të diskutimit përfshijnë sigurinë rajonale, luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin ushtarak ndërkombëtar. Kjo organizatë e bashkëpunimit është një platformë e rëndësishme për koordinimin strategjik midis vendeve anëtare, përfshirë Kinën, Rusinë, Indinë, Iranin dhe disa shtete të Azisë Qendrore.