Ministri i Shqipërisë Balla pret në takim në Tiranë Endrit Thaçin: Më solli haberin e mirë se Presidenti është i fortë - Gazeta Express
string(117) "ministri-i-shqiperise-balla-pret-ne-takim-ne-tirane-endrit-thacin-me-solli-haberin-e-mire-se-presidenti-eshte-i-forte"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 16:12

Ministri i Shqipërisë Balla pret në takim në Tiranë Endrit Thaçin: Më solli haberin e mirë se Presidenti është i fortë

Lajme

Gazeta Express

17/06/2025 16:12

Ministrit i Shtetit të Shqipërisë, Taulant Balla, ka pritur në takim në Tiranë, Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Balla ka thënë se ka qenë kënaqësi ta pres Endritin dhe se, ky i fundit i dërgoi atij përgëzimet për zgjedhjet dhe po ashtu ‘‘haberin e mirë’’ se Thaçi është i fortë dhe krenar për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës.

‘‘Kënaqësi të mirëprisja sot në Tiranë Endrit Thaçin, djalin e Presidentit Hashim Thaçi, i cili më solli nga Haga përgëzimet për zgjedhjet dhe haberin e mirë se Presidenti Thaçi është i fortë, krenar si gjithmonë për epopenë e lavdishme të UÇK dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar ai.