Ministri në detyrë i Qeverisë Kurti, Fikrim Damka, ka folur sot për media pasi Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj tij. Damka ka thënë se ende s’e ka lexuar aktakuzën dhe s’mund të komentoj rreth saj, shkruan Express.
Ai ka thënë se kur të thirret nga Gjykata do të paraqitet me shumë vullnet.
“Së pari si ministër në detyrë s’e kam marrë asnjë ftesë prej asnjë gjykate në Kosovë. S’mundem me komentu se nuk e kam lexu ende aktakuzën. Kur te lexojë, kur të thirrem, do të paraqitem me vullnet në Gjykatë”, ka thënë Damka.
Ai ka shprehur bindjen e tij se s’ka pasur asnjë shkelje dhe asnjë keqpërdorim.
“Jam i bindur se s’ka pasur asnjë shkelej, asnjë keqpërdorim, asnjë cent i Republikës së Kosovës”, ka thënë Damka.
Prokuroria Speciale të premten ka ngritur aktakuzë ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ushtruesit të detyrës së sekretarit të kësaj ministrie, Besim Kamberaj, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./Express/
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...