Ministri i Jashtëm turk: Është bërë shumë përparim në bisedimet e paqes në Gaza - Gazeta Express
string(78) "ministri-i-jashtem-turk-eshte-bere-shume-perparim-ne-bisedimet-e-paqes-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 21:46

Ministri i Jashtëm turk: Është bërë shumë përparim në bisedimet e paqes në Gaza

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 21:46

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se bisedimet për të zbatuar planin 20-pikësh të paqes të Donald Trump në Gaza kanë bërë “shumë përparim”.

Sipas mediave të huaja, Hakan Fidan tha se diskutimet janë përqendruar në sigurinë, një armëpushim, shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë, si dhe kohën për tërheqjen e forcave izraelite.

Fidan shtoi se një armëpushim do të shpallet nëse arrihet një rezultat pozitiv në bisedime, shkruan A2 CNN.

Kujtojmë se Izraeli i ka vijuar sulmet në Gaza, pavarësisht paralajmërimeve të Presidentit Donald Trump, për ndaljen e plotë të bombardimeve.

Vetëm ditën e sotme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën 10 persona u vranë dhe mbi 60 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet izraelite.