Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka hedhur poshtë pretendimet për negociata me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se kontaktet mes dy vendeve kufizohen vetëm në shkëmbim mesazhesh përmes ndërmjetësve.
Në një intervistë televizive në kanalin shtetëror të lajmeve të Iranit ai tha se SHBA-të “filluan të dërgonin mesazhe të ndryshme përmes ndërmjetësve të ndryshëm”.
Fakti që këto mesazhe “u përcollën përmes vendeve mike” dhe se Irani u përgjigj duke deklaruar “qëndrimet e tij dhe duke lëshuar paralajmërime” nuk është “as dialog, as negociata, as diçka e tillë”, shtoi ministri i jashtëm iranian.
Araghchi thotë gjithashtu se politika e Iranit për momentin është të vazhdojë të “mbrohet” dhe se “ata nuk kanë ndërmend të negociojnë për momentin”.
Ai shton se “kjo është lufta e Izraelit dhe njerëzit e rajonit dhe njerëzit e SHBA-së po paguajnë çmimin për të”.