Ministri i Jashtëm i Italisë anulon në momentin e fundit vizitën në Beograd - Gazeta Express
string(75) "ministri-i-jashtem-i-italise-anulon-ne-momentin-e-fundit-viziten-ne-beograd"

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:11

Ministri i Jashtëm i Italisë anulon në momentin e fundit vizitën në Beograd

Lajme

Gazeta Express

01/04/2026 14:11

Sipas informacioneve më të fundit, ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani e ka anuluar vizitën e planifikuar në Serbi në momentin e fundit, pikërisht ndërkohë që protokolli shtetëror i Serbisë tashmë po e priste në aeroportin e Beogradit

Vizita ishte planifikuar për sot (1 prill 2026) dhe anulimi erdhi në momentin e fundit para fluturimit.

Delegacioni i Serbisë ishte tashmë i organizuar për pritjen në aeroport.

Nuk është bërë e ditur zyrtarisht ndonjë arsye konkrete për anulimin.

Në faqen e internetit të presidentit të Serbisë është shkruar vetëm kjo:

“Shtyhet takimi i njoftuar mes Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, i cili duhej të mbahej sot, më 1 prill 2026. Data e re e takimit do të njoftohet më vonë”, raporton paparaci.

Ky takim ishte më parë planifikuar për sot në orën 11:15.

Advertisement
Advertisement
Advertisement