Ministri i Jashtëm i Iranit pas deklaratave të Trump: Nuk duket se SHBA është e përgatitur të ndalë agresionin e saj - Gazeta Express
string(115) "ministri-i-jashtem-i-iranit-pas-deklaratave-te-trump-nuk-duket-se-shba-eshte-e-pergatitur-te-ndale-agresionin-e-saj"

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 9:50

Ministri i Jashtëm i Iranit pas deklaratave të Trump: Nuk duket se SHBA është e përgatitur të ndalë agresionin e saj

Lajme

Gazeta Express

21/03/2026 9:50

Ministri i jashtëm i Iranit ka mirëpritur “çdo iniciativë që mund ta çojë këtë luftë në një fund të plotë”, duke shtuar se ky konflikt i është “imponuar” vendit.

Abbas Araghchi i thotë medias japoneze Kyodo se Irani është “gati të dëgjojë dhe të shqyrtojë propozime të tilla”.

Por ai shton se megjithëse disa vende po kërkojnë një zgjidhje për konfliktin në Lindjen e Mesme, “nuk duket se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndalojnë agresionin e tyre”.

Araghchi thotë se Irani nuk po kërkon një armëpushim, por po kërkon “një fund të plotë, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm të luftës”.

Ai gjithashtu e ndau intervistën në llogarinë e tij në Telegram dhe një transkript i intervistës u botua edhe nga Agjencia e Lajmeve Mehrs, e cila është e lidhur me Organizatën e Propagandës Islamike.

Presidenti Donald Trump dje tha se SHBA po shqyrton ‘tërheqjen graduale’ të operacioneve kundër Iranit.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement