Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot thotë se “vija e frontit e Ukrainës “po afrohet gjithnjë e më shumë” me Bashkimin Evropian, duke rritur mundësinë e zgjerimit të luftës.
Duke folur për radion “France Inter”, ai tha se rreziku i një lufte në Evropë nuk ka qenë kurrë i lartë, sepse sipas tij, kërcënimi ka gati 15 vjet që po afrohet, raporton BBC.
Barrot shton se samiti i së dielës në Londër ishte “zgjimi i një pjese të tërë evropianësh që refuzuan të shohin realitetin e gjërave”, të cilët, thotë ai, tani janë të bindur se duhet të sigurojnë mbrojtjen dhe sigurinë e vet.
Në të ardhmen e afërt, ai thotë se është e mundur që bisedat midis Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump të rifillojnë, duke thënë se ekziston një “ndërgjegjësim i përbashkët” i interesave midis Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për t’i dhënë fund “dëshirave imperialiste”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...