Ministri i Drejtësisë përkujton vëllain e Haradinajt i vrarë pas luftës, asnjë fjalë për zbardhjen e këtij krimi - Gazeta Express
string(111) "ministri-i-drejtesise-perkujton-vellain-e-haradinajt-i-vrare-pas-luftes-asnje-fjale-per-zbardhjen-e-ketij-krimi"

Ministri i Drejtësisë përkujton vëllain e Haradinajt i vrarë pas luftës, asnjë fjalë për zbardhjen e këtij krimi

Gazeta Express

06/06/2020 23:51

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një shkrimi ka përkujtuar vëllain e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.

Selimi tha se në Gllogjanin e Dukagjinit buron lavdia e luftës Çlirimtare.

Lexo Edhe:

Gjithashtu Selimi tha se Epopeja e Dukagjinit u shndërrua në një ndër kapitujt më kulmorë të historisë së kombit shqiptar.

Tutje, Selimi tha se Familja Haradinaj i dha krah luftës dhe i hapi shteg Lirisë. Selimi gjithashtu përkujtoi mikun e tij, luftëtarin Enver Haradinaj.

“Përkulje në nderim të veprës heroike të bijëve më të mirë të kombit, në Gllogjan, aty ku buron e i ka rrënjët lavdia e luftës çlirimtare. Epopeja e Dukagjinit, u ngrit mbi epokën e saj, duke u shndërru në një ndër kapitujt më kulmorë të historisë së kombit shqiptar. Familja emblematike Haradinaj i dha krah luftës dhe i hapi shteg lirisë. Lavdi dalëzotësve të Atdheut! I përjetshëm kujtimi për mikun tim, luftëtarin e lirisë, Enver Haradinaj”, shkroi Selimi.