Ministri Hajrulla Çeku ngushëllon familjen Kasapi: Shpati bashkoi publikun shqiptar, kujtimi për të do të jetojë gjatë - Gazeta Express
string(116) "ministri-hajrulla-ceku-ngushellon-familjen-kasapi-shpati-bashkoi-publikun-shqiptar-kujtimi-per-te-do-te-jetoje-gjate"

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:54

Ministri Hajrulla Çeku ngushëllon familjen Kasapi: Shpati bashkoi publikun shqiptar, kujtimi për të do të jetojë gjatë

Lajme

Gazeta Express

26/11/2025 13:54

Ministria e Kulturës së Kosovës ka reaguar për vdekjen e këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi. Në një komunikatë për media, MKRS ka ngushëlluar familjen e këngëtarit, derisa kanë shprehur pikëllimin për marrjen e lajmit për vdekjen e hershme të këngëtarit.

Në këtë reagim të Ministrisë është vlerësuar zëri e puna artistike e këngëtarit.

Ministri në detyrë, Hajrulla Çeku ka shprehur ngushëllimet në emrin e tij personal për familjen e Shpat Kasapit, komunitetin artistik dhe për të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe që e kanë vlerësuar e dashur këngëtarin.

Postimi i plotë

 Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Kasapi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi. Ikja e tij e papritur ka prekur zemrat e të gjithëve.

Shpat Kasapi, me zërin e tij, me punën dhe me prezencën artistike, arriti të bashkonte publikun anembanë trojeve shqiptare dhe të krijonte një lidhje të veçantë me artdashësit. Kontributi i tij mbetet i pashlyeshëm dhe kujtimi për të do të jetojë gjatë.

Në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve, bashkëpunëtorëve të tij, si dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e vlerësuan artin e tij.

Me respekt,

Hajrulla Çeku

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit