“AfD është një sulm ndaj Gjermanisë”, ka deklaruar Lars Klingbeil, i cili pritet të bëhet ministër i Financave në qeverinë e ardhshme gjermane, transmeton Gazeta Express.
Autoritetet e qeverisë së re, do ta shqyrtojnë se nëse do të nisin një përpjekje për të ndaluar partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD), pasi që kjo e fundit është klasifikuar si ekstremiste,
Kështu ka deklaruar për gazetën Bild të premten, vetë udhëheqësi i Socialdemokratëve, Klingbeil.
I njëjti ka thënë edhe se AfD do që ta shkatërrojë demokracinë e Gjermanisë.
“Ata duan një vend ndryshe, duan të shkatërrojnë demokracinë tonë. Dhe këtë duhet ta marrim shumë seriozisht”, ka thënë ai. /GazetaExpress