Njësitë e para të mbrojtjes ajrore të kompanive ukrainase kanë filluar kryerjen e detyrave luftarake, ndërsa njësitë e reja po formohen në 13 ndërmarrje të tjera, tha ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
Qeveria ukrainase autorizoi kompanitë e energjisë, komunikimeve dhe transportit të blejnë dhe përdorin pajisje mbrojtjeje ajrore, ndërsa grupet operojnë nën koordinimin e Forcës Ajrore dhe janë të integruara në sistemin më të gjerë të mbrojtjes ajrore, raporton Reuters.
“Disa dronë armikë janë rrëzuar në rajonin e Kharkiv, përfshirë modelet Shahed dhe Zala,” tha Fedorov. Ai shtoi se njësitë ndodheshin në faza të ndryshme gatishmërie, disa tashmë në misione luftarake, të tjera ende në trajnim.
Rusia përdor aktivisht dronë për të sulmuar objektet industriale dhe energjetike të Ukrainës, duke lëshuar qindra çdo ditë; natën e kaluar 164 dronë u dërguan ndaj Ukrainës, nga të cilët 150 u neutralizuan.