Ministri dhe drejtori flasin për zhdukjen e Ervis Martinajt: Ka zhvillime - Gazeta Express
string(72) "ministri-dhe-drejtori-flasin-per-zhdukjen-e-ervis-martinajt-ka-zhvillime"

Ministri dhe drejtori flasin për zhdukjen e Ervis Martinajt: Ka zhvillime

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 13:04

Policia ende nuk ka bërë një deklaratë për të hedhur dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj i zhdukur prej 40 ditësh.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i pyetur sot nga mediet ka deklaruar se për zhdukjen e Martinajt policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte e prova.

Lexo Edhe:

“Strukturat kundër kriminalitetit janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim me fakte dhe prova”, u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Policia nuk mund të flasë pa pasur prova.

“Ka zhvillime, kemi thënë ne flasim kur kemi prova. Policia nuk mund të flasë pa patur prova. Vazhdon procesi”, tha ai në një komunikim shkurt për gazetarët.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt policia do japë përgjigje për fatin e Martinajt kurse kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kreu i qeverisë e di se çfarë ka ndodhur me “mbretin” e lojërave të fatit”. Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti” i lojërave të fatit, është zhdukur prej 40 ditësh.

/Gazeta Express