Ministri Çeku njofton për zbulimin e një mbishkrimi të dytë në Ulpianë kushtuar Perandorit Justinian e gruas Teodora - Gazeta Express
string(116) "ministri-ceku-njofton-per-zbulimin-e-nje-mbishkrimi-te-dyte-ne-ulpiane-kushtuar-perandorit-justinian-e-gruas-teodora"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 19:15

Ministri Çeku njofton për zbulimin e një mbishkrimi të dytë në Ulpianë kushtuar Perandorit Justinian e gruas Teodora

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 19:15

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se në zonën arkeologjike të Ulpianës është zbuluar sot një mbishkrim kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora. 

Ai ka treguar se ky është mbishkrimi i dytë që zbulohet. 

“Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.”, ka njoftuar Çeku. 

“Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj.”, ka shkruar Çeku. 

Postimi i plotë: 

🏛️ Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora.

Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon.

Ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar. Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime.

Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj.