string(54) "ministri-ceku-ia-ndan-qosjes-cmimin-per-letersi-shqipe"

Arte

Gazeta Express

18/03/2025 14:51

Ministri Çeku ia ndan Qosjes Çmimin për Letërsi Shqipe

Arte

Gazeta Express

18/03/2025 14:51

Rexhep Qosjes i është ndarë Çmimi për Letërsi shqipe. Ministri Çeku do ta ketë shfrytëzuar një mundësi ligjore që ia lejon në raste të jashtëzakonshme ta përdorë atë për ta ndarë një çmim të tillë. Ky përjashtim është përdorur vetëm njëherë nga një ministër i Kulturës, në rastin kur çmimi i ishte dhënë Kadaresë. Ndërkohë, Qosja kishte qenë i kandiduar në vitin e kaluar për çmimin për Vepër Jetësore, por juria s’kishte qenë e mendimit që t’ia ndante çmimin. Këtë herë, me gjasë pas mbështetjes së madhe që Qosja i kishte bërë Vetëvendosjes gjatë fushatës zgjedhore, ministri Çeku ka vendosur ta marrë në duart e veta detyrën e jurisë dhe ta shpërblejë Qosjen. 

Sipas vlerësimeve të jurisë profesionale Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” i është dhënë shkrimtarit Bajram Kosumi, për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe me studimet dhe krijimtarinë e tij të veçantë.

Shkrimtari Ballsor Hoxha ka fituar çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për përmbledhjen e tregimeve “Krateret njerëzish”.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Donika Dabishevcit për librin me poezi “E gjithëkohshmja andër”, i cili pasqyron mikroperspektiva të historisë së luftës 1998-99 dhe qëndresën e viktimave civile.

Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” i është dhënë Dije Demirit për librin “Ana dorën”, i cili ndërthur traditën me elemente bashkëkohore duke krijuar një komunikim të ndjeshëm ndërmjet brezave.

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u nda mes dy studiueseve: Eronita Kqiku për librin “Arti i brikolazhit”, dhe Meliza Krasniqi për librin “Shkrimtarët shqiptarë 1954-1990”.

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” i është dhënë Lorenc Hajdarit për përkthimin e librit me poezi “E thënë figurativisht”, të autores gjermane Ulla Hahn.

Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ishte në përbërje nga Majlinda Bregasi, kryesuese, Entela Tabaku, Blerina Rogova Gaxha, Hysen Matoshi dhe Shpëtim Selmani, anëtarë.