Ministri Çeku: Fyerja e shtetësisë, himnit dhe flamurit të Kosovës është vepër penale - Gazeta Express
string(83) "ministri-ceku-fyerja-e-shtetesise-himnit-dhe-flamurit-te-kosoves-eshte-veper-penale"

Ministri Çeku: Fyerja e shtetësisë, himnit dhe flamurit të Kosovës është vepër penale

Sport

Gazeta Express

06/11/2022 23:32

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është deklaruar për rastet kur po injorohet himni i Kosovës në ndeshjet sportive në vendin tonë.

Rasti i fundit ndodhi në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, aty ku tifozët gjakovarë fishkëllyen himnin e Kosovës – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Rreth kësaj u deklarua sonte edhe Ministri Çeku, i cili tha se kjo është vepër penale dhe se nuk duhet bërë kompromise.

“Çdo fyerje ndaj shtetësisë së Kosovës, ndaj simboleve, flamurit, himnit dhe të tjerave përbën vepër penale dhe nuk besoj se duhet të kemi tolerime. Nëse ka qenë pakujdesi e një numri të tifozëve, besoj se duhet t’u tërhiqet vërejtja atyre që kjo nuk mund të përsëritet, por nuk mundemi të bëjmë kompromise”, tha ai në emisionin “Dueli Sportiv”.

“Është shkelje, është gabim, shpresoj që nuk përsëritën raste të tilla në hapësirat ku bëhet sport”, shtoi Çeku.

Kujtojmë se Federata e Basketbollit e Kosovës vendosi për ndalimin e intonimit të himnit të Kosovës.

“Vendosja për intonimin e himnit në ndeshje ka qenë një masë të cilën e kemi filluar këtë vit, edhe atë me qëllimin më të mirë që ta bëjmë mobilizimin e njerëzve rreth asaj që është simbol i shtetit të Kosovës. Megjithatë, duke pasë parasysh gjithë këto reagimet që kemi pasë kohët e fundit, ne nuk do të donim që të shkaktojmë në asnjë moment ndonjë turbulencë apo ndonjë pakënaqësi te njerëzit që janë nëpër palestra. Andaj, unë besoj fuqishëm që do të marrim një vendim mbi këtë çështje dhe nuk do të kërkojmë intonimin e himnit deri në fund të stinorit, përveç mbase në momentet kur shpallet kampioni apo fituesi i Kupës apo Superkupës, sepse nuk është ideja që të krijojmë çfarëdo trazire, apo pakënaqësie te njerëzit që janë aty”, kishte deklaruar kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, për “T7”. /Gazeta Express/