Ministri australian e nënshkruan azilin politik për 5 futbolliste: Janë të mirëpritura - Gazeta Express
string(85) "ministri-australian-e-nenshkruan-azilin-politik-per-5-futbolliste-jane-te-mirepritura"

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 14:48

Ministri australian e nënshkruan azilin politik për 5 futbolliste: Janë të mirëpritura

Sport

Gazeta Express

10/03/2026 14:48

Pesë lojtare të kombëtares së futbollit të femrave të Iranit kanë marrë azil politik në Australi, pasi kërkuan mbrojtje nga autoritetet australiane gjatë qëndrimit të ekipit në vend për Kupën e Azisë për femra.

Vendimi u konfirmua nga ministri australian i Punëve të Brendshme, Tony Burke, i cili deklaroi se lojtaret tashmë janë të sigurta dhe se “janë të mirëpritura të qëndrojnë në Australi”, shkruan “AFP”, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas raportimeve, futbollistet vendosën të kërkojnë azil për shkak të frikës nga ndëshkimet në Iran, veçanërisht pasi ekipi ishte kritikuar në vend për disa veprime gjatë turneut, përfshirë refuzimin për ta kënduar himnin kombëtar para një ndeshjeje.

Pesë lojtaret që morën vizat humanitare janë: Zahra Sarbali Alishah, Mona Hamoudi, Zahra Ghanbari, Fatemeh Pasandideh e Atefeh Ramezanizadeh.

Qeveria australiane bëri të ditur se edhe lojtaret e tjera të ekipit iranian mund të kërkojnë azil nëse ndihen të rrezikuara.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe ndërkombëtare dhe organizatat për të drejtat e njeriut kanë kërkuar që të garantohet siguria e futbollisteve dhe e familjeve të tyre. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement