Ministri Aliu propozon zvogëlimin e numrit të veturave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë - Gazeta Express
string(104) "ministri-aliu-propozon-zvogelimin-e-numrit-te-veturave-per-permiresimin-e-cilesise-se-ajrit-ne-prishtine"

Ministri Aliu propozon zvogëlimin e numrit të veturave për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

11/05/2021 21:15

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka përmendur disa hapa që do ndërmarrë Qeveria Kurti për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.

Aliu, në emisionin ‘Rubikon’, ka thënë se zvogëlimi i numrit të veturave që hyjnë në kryeqytet do ishte një nga format për përmirësimin e cilësisë së ajrit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kërkohen vendime jo shumë të lehta edhe nga kryetarët e komunave, duhet zvogëluar numri i makinave në qendër”, tha ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe për ndotës të tjerë të ajrit, duke përmendur termocentralin “Kosova B” si një nga ndotësit e mëdhenj.

“ Edhe energjia nga termocentralet që prodhohet krijon ndotje. Kosova B p.sh i ka filtrat jo-funksional. Një ndër ndotësit kryesor vjen nga termocentrali Kosova B”, ka thënë ai.

“Po ashtu, ndotësi tjetër në kohën e dimrit, si dhe shkaktari kryesor, është nga ekonomitë familjare të cilat ndezin qymyrin për ngrohje. Ne kemi familje të varfra që përdorin qymyrin për ngrohje. Nuk ka me qenë e lehtë të ndalohet për ngrohje edhe për një kohë, pa pasë një zgjidhje alternative dhe kjo është një sfidë e jashtëzakonshme edhe e komunës edhe e qeverisë sonë”, ka deklaruar ai. /Gazeta Express/