string(63) "ministrat-zvicerane-nxiten-te-mos-flasin-anglisht-jashte-vendit"

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 16:49

Ministrat zviceranë nxitën të mos flasin anglisht jashtë vendit

Lajme

Gazeta Express

05/06/2025 16:49

Deputetët kanë pranuar një mocion parlamentar që kërkon që anëtarët e Këshillit Federal të flasin një nga gjuhët zyrtare të Zvicrës – domethënë gjermanisht, frëngjisht ose italisht – me politikanë ose organizata të huaja që përdorin gjithashtu këto gjuhë, dhe të mos kthehen automatikisht në anglisht, përcjell albinfo.ch.

Por edhe pse shumica e deputetëve votuan në favor të këtij propozimi, presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter e quajti atë “absurde”.

“Sigurisht, gjermanishtja, frëngjishtja dhe italishtja janë gjithashtu gjuhë zyrtare në BE. Por nëse e ndjekim mocionin deri në fund, anglishtja nuk do të lejohet më.”

Si shembull, ajo përmendi një takim që pati së fundmi me ish-Komisionerin Evropian Paolo Gentiloni.

“Unë dhe ai i flasim rrjedhshëm gjuhët zyrtare zvicerane, por meqenëse kolegë të tjerë ishin të pranishëm, folëm në anglisht. Kjo nuk do të ishte më e mundur.”

aaaaa