Ministrat e Jashtëm e emisarët për rajonin në Bled, Gërvalla bisedon me Sorensen e Trocaz - Gazeta Express
string(88) "ministrat-e-jashtem-e-emisaret-per-rajonin-ne-bled-gervalla-bisedon-me-sorensen-e-trocaz"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 16:04

Ministrat e Jashtëm e emisarët për rajonin në Bled, Gërvalla bisedon me Sorensen e Trocaz

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 16:04

Konferenca e 20-të ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit, që po zhvillohet në Bled më 1-2 shtator, bëri bashkë kryediplomatët e Ballkanit Perëndimor dhe emisarët për rajonin.

Atje shkoi edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, si dhe emisari francez për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila po e përfaqëson Kosovën në këtë forum, publikoi disa fotografi ku shihet duke biseduar me dy emisarët.

Ajo tha se atje kanë folur për forcim stabiliteti e sigurie, si dhe për të ardhmen euroatlantike.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për partneritet të sinqertë, vlera demokratike dhe një vizion të përbashkët evropian. Në margjinat e Forumit Strategjik të Bledit, në mëngjesin e punës me Ministrat e Jashtëm dhe të Dërguarit e Posaçëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor, biseduam për forcimin e stabilitetit, sigurisë dhe të ardhmen e përbashkët euroatlantike”.