Ministrat e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë takim online me përfaqësuesit e KE-së për transportin - Gazeta Express
string(103) "ministrat-e-ballkanit-perendimor-do-te-zhvillojne-takim-online-me-perfaqesuesit-e-ke-se-per-transportin"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:15

Ministrat e Ballkanit Perëndimor do të zhvillojnë takim online me përfaqësuesit e KE-së për transportin

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:15

Ministrat përkatës nga Ballkani Perëndimor do të zhvillojnë sot takim online me përfaqësuesit e Komisionit Evropian (KE) për të diskutuar problemin me të cilin përballen operatorët e transportit nga rajoni në lidhje me qëndrimin e tyre në zonën Shengen.

Në takim do të marrin pjesë ministrat e brendshëm, të transportit dhe të çështjeve evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër do të jenë përfaqësues të drejtorive të përgjithshme të Komisionit Evropian për zgjerimin dhe partneritetin lindor, lëvizshmërinë dhe transportin dhe migracionin dhe punët e brendshme.

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski tha të premten se ishte optimist se një marrëveshje për qëndrimin e operatorëve të transportit në zonën Shengen do të arrihej në takimin që KE ka planifikuar për sot me ministrat nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, siç tha ai, edhe nëse marrëveshja do të arrihej sot, do të duhej kohë që ajo të fillonte të zbatohej sepse duhet të votohet nga anëtarët e zonës Shengen dhe KE.

Zëdhënësi i Punëve të Brendshme të KE-së, Markus Lammert, tha të premten se Komisioni është në dijeni të shqetësimeve të shprehura nga operatorët e transportit nga Ballkani Perëndimor, se po e monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me partnerët nga rajoni.

Advertisement
Advertisement
Advertisement