Arton Demhasaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë në “Pressing” të T7, se informacionet janë se LVV i ka ofruar NISMA tre ministri.
Ai ka thënë se në bazë të asaj që Albin Kurti e Fatmir Liamj e kanë quajtur njëri tjetrin, i bie që janë takuar “ministër bojlerin me veteranin e rrejshëm”.
“Tash informacionet flasin që sot i janë ofruar tri ministri, por akoma e mban presionin te kryeparlamentari. Kjo nuk është që nuk mund të merren vesh sepse më të rëndësishme janë tri ministri sesa me pas kryeparlamentarin në aspektin e funksionimit, por në aspektin politik në çfarë faze jemi ne sot, kriza politike e ajo çka pritet me ndodh me zgjedh presidenten është tepër i rëndësishëm posti i kryeparlamentarit, sepse mbetet ushtrues detyre i presidentit”, ka deklaruar ai.
“Sot takim kanë diskutu ministër boljeri dhe ministri më i korruptuar me veteranin e rrejshëm dhe politikanin e luksit spese kështu janë quajtur”, ka thënë ai. /Gazeta Express