Minimatura 2025/ 28 mijë nxënës nisin provimet me Gjuhën Shqipe - Gazeta Express
string(62) "minimatura-2025-28-mije-nxenes-nisin-provimet-me-gjuhen-shqipe"

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 9:38

Minimatura 2025/ 28 mijë nxënës nisin provimet me Gjuhën Shqipe

Shqiperi

Gazeta Express

19/06/2025 9:38

Rreth 28 mijë nxënës të arsimit bazë i janë nënshtruar sot provimit të parë të detyrueshëm të minimaturës, atij të Gjuhës Shqipe. Testi zgjat 2 orë e 30 minuta dhe zhvillohet në 340 qendra provimi të monitoruara nga personel i specializuar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka uruar nxënësit përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke u shprehur: “Suksese 28 mijë nxënësve që nisin sot provimet kombëtare të arsimit bazë.” Ajo nënvizoi gjithashtu se pas këtij provimi do të vijojnë testet në Matematikë, Gjuhë të Huaj dhe Gjuhë Amtare.

Provimet e minimaturës përbëjnë një fazë të rëndësishme për kalimin në arsimin e mesëm.