Mimoza Kusari publikon foto të Gjakovës: Janë prerë drurët 50-vjeçar për të ndërtuar rrugë - Gazeta Express
string(90) "mimoza-kusari-publikon-foto-te-gjakoves-jane-prere-drunjte-50-vjecar-per-te-ndertuar-rruge"

Mimoza Kusari publikon foto të Gjakovës: Janë prerë drurët 50-vjeçar për të ndërtuar rrugë

Gazeta Express

18/09/2020 11:33

Deputetja Mimoza Kusari ka publikuar sot disa fotografi të Komunës së Gjakovës, ku thotë se nga komuna janë prerë drunjtë 50-vjecar për të ndërtuar rrugë për makina, raporton Gazeta Express

“Kështu u zgjua sot Gjakova. Drunjët 40 – 50 vjeçar u prenë në rrugën kryesore të qytetit “Nëna Terezë”, për t’u zgjeru rruga për më shumë makina, për t’u ngushtu trotuaret dhe për t’u vështirësu ecja e këmbësorëve”, ka shkruar Kusari në Facebook.

Lexo Edhe:

Ajo ka thënë se një veprim i tillë është krim mjedisor.

“Ky jo vetëm që është krim mjedisor, është krim mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, është krim mbi trashigiminë historike dhe urbane, krim mbi identitetin e qytetit dhe është krim pasojat e të cilit do të ndjehen edhe për shumë vite tjera. Fatkeqësisht kjo është pamja e vërtetë e slloganit të zgjedhjeve qendrore nga partia në pushtet në Gjakovë, “Kosova 100%” dhe sllogani i zgjedhjeve lokale “Tash Gjakova””, ka shkruar ajo. /GazetaExpress/