Milot Rashica asiston në barazimin e Norwich Cityt - Gazeta Express
string(50) "milot-rashica-asiston-ne-barazimin-e-norwich-cityt"

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:33

Milot Rashica asiston në barazimin e Norwich Cityt

Sport

Gazeta Express

06/08/2022 15:33

Pas humbjes nga Cardiff City në javën e parë, Norwich City ka regjistruar barazim në javën e dytë në Championship.

Norwichi luajti 1:1 me Wigan Athletic në “Carrow Road”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, luajti për 77 minuta në këtë ndeshje dhe ia doli të lë gjurmë.

Vushtrriasi ishte asistues te goli i shënuar nga Max Aarons në minutën e 61-të.

James McClean kishte shënuar paraprakisht për mysafirët në minutën e 29-të.

Norwich City në javën e tretë do të luajë në udhëtim te Hull City. /Gazeta Express/