Milot Rashica afër rikthimit në Bundesligë, arrin marrëveshje personale me Borussia Monchengladbach - Gazeta Express
string(98) "milot-rashica-afer-rikthimit-ne-bundeslige-arrin-marreveshje-personale-me-borussia-monchengladbach"

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 18:21

Milot Rashica afër rikthimit në Bundesligë, arrin marrëveshje personale me Borussia Monchengladbach

Sport

Gazeta Express

04/07/2025 18:21

Milot Rashica është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, këtë herë drejt Gjermanisë.

Sipas mediumit turk “Sonbirsoz”, sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman Borussia Monchengladbach.

Raporti thekson se klubi turk Besiktas është i gatshëm të lejojë largimin e Rashicës, por po pret një ofertë zyrtare në vlerë rreth 9-10 milionë euro për ta liruar lojtarin.

Rashica ka përvojë të mëparshme në Bundesligë, ku ka luajtur me Werder Bremen, dhe një rikthim në kampionatin gjerman shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.

Përfaqësuesi kosovar ka qenë pjesë kyçe e Besiktasit sezonin e kaluar, por interesimi i Monchengladbach duket se po e shtyn drejt një kapitulli të ri në Gjermani. Negociatat pritet të intensifikohen ditët në vijim./GazetaExpress/