Milorad Dodikut i hiqet mandati si President i Republikës Srpska - Gazeta Express
string(64) "milorad-dodikut-i-hiqet-mandati-si-president-i-republikes-srpska"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:28

Milorad Dodikut i hiqet mandati si President i Republikës Srpska

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 10:28

Në një vendim të rëndësishëm dhe unanim, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë e Hercegovinës (CIK BeH) ka vendosur t’ia heqë mandatin Milorad Dodikut si president i Republikës Srpska. Vendimi erdhi pas dënimit të formës së prerë me një vit burg dhe ndalimit gjashtëvjeçar për ushtrimin e funksionit publik në këtë pozitë.

Avokati i Dodikut, Goran Bubic, ka njoftuar se do të kërkojë masë të përkohshme për pezullimin e ekzekutimit të vendimit dhe do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës. Derisa të përfundojë procesi i ankesës, vendimi i CIK-ut nuk është ende i plotfuqishëm.

Në përpjekje për të ruajtur pushtetin, Dodik dhe partia e tij SNSD kanë ftuar opozitën në Republikën Srpska për të formuar një “qeveri të unitetit kombëtar”. Megjithatë, pjesa më e madhe e opozitës nuk ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim, duke kujtuar ofendimet e mëparshme të Dodikut ndaj tyre, ku i kishte quajtur “mercenarë të huaj” dhe “shërbëtorë të Sarajevës”.

Ndërkohë, Qeveria e Republikës Srpska zhvilloi dje një mbledhje të jashtëzakonshme, ku miratoi tetë konkluzione, përfshirë refuzimin e vendimit të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe një thirrje drejtuar të gjitha partive që të mbështesin Dodikun.

Pritet gjithashtu që së shpejti të mblidhet edhe Kuvendi Kombëtar i Republikës Srpska për të diskutuar situatën e krijuar. /Klix.ba