Veterani anglez, James Milner, ka hyrë në histori të futbollit anglez duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Premier League.
40-vjeçari arriti shifrën e 654 ndeshjeve në elitën e futbollit anglez, pasi u përfshi në formacionin startues nga trajneri Fabian Hürzeler në sfidën ndaj Brentford.
Milner debutoi në Premier League në vitin 2002 dhe gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme ka veshur fanellat e:
Leeds United
Newcastle United
Manchester City
Liverpool
Brighton & Hove Albion
Gjatë kësaj periudhe ai ka fituar tri tituj të Premier League dhe ka qenë shembull i profesionalizmit dhe qëndrueshmërisë në elitë.
Me këtë arritje, Milner lë pas ish-mesfushorin e Manchester City, Gareth Barry, i cili mbante më parë rekordin e paraqitjeve në kampionatin anglez.
Një kapitull historik për Milnerin, që vazhdon të sfidojë kohën dhe statistikat në një nga ligat më konkurruese në botë. /GazetaExpress