Milloshovski për Express: Nuk kemi pasur asnjë takim me Frontin Europian ku është diskutuar për koalicionim me ta! - Gazeta Express
string(112) "milloshovski-per-express-nuk-kemi-pasur-asnje-takim-me-frontin-europian-ku-eshte-diskutuar-per-koalicionim-me-ta"

Milloshovski për Express: Nuk kemi pasur asnjë takim me Frontin Europian ku është diskutuar për koalicionim me ta!

Maqedoni

Gazeta Express

11/06/2024 14:57

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshovski për Gazetën Express mohon të ketë pasur ndonjë takim mes përfaqësuesve të VMRO-së dhe Frontit Europian ku është biseduar për koaliconim me ta.

Ai për Gazetën Express thotë se çështja e koalicionit qeverisës është kryer dhe se propozimi për qeverinë e re mes VMRO-VLEN-ZNAM, do të dorëzohet në Kuvend më 17 qershor.

Lexo Edhe:

Millishovski hedh poshtë të gjitha zërat për “pazare” me Frontin Europian në tërësi, ndërkaq nuk përjashtoi mundësinë për zhvillime të bisedimeve me deputetë të ndryshëm nga partitë tjera për të arritur shumicë stabile në Kuvend me mbi 80 deputetë./GazetaExpress/