Militanti i VV-së bën thirrje që të digjen zyra e presidentit dhe Gjykata Kushtetuese - Gazeta Express
string(85) "militanti-i-vvse-ben-thirrje-qe-te-digjen-zyra-e-presidentit-dhe-gjykates-kushtetuese"

Militanti i VV-së bën thirrje që të digjen zyra e presidentit dhe Gjykata Kushtetuese

Gazeta Express

29/05/2020 12:13

Një aktivist i Vetëvendosjes, përmes rrjeteve sociale, ka kërcënuar me djegie të zyrës së presidentit Hashim Thaçi.

Ky kërcënim ka ardhur sot, një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese pro dekretit të presidentit për formimin e qeverisë së re.

Lexo Edhe:

Aktivisti në profilin e tij ka të shkruar titullin drejtor dhe në bazë të fotografive shihet se është përkrahës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Ai ka shkuar aq larg sa që publikisht ka kërcënuar me djegien e zyrës së presidentit Thaçi dhe të Gjykatës Kushtetuese.

Madje, ai ka publikuar edhe një foto ilustrim se si do të duket zjarri nga ky veprim i turpshëm.

“Më në fund erdhi dita populli me e kall zyrën e presidentit Thaçi dhe Gjykatës Kushtetuese, Arta Hajrizi-Rama. Nëse populli së bënë këtë gjë, atëherë jemi njerëzimi më analfabet, më frikacak, më tradhëtar e më i korruptuar në Ballkan” shkruan Gëzim Murati në mesazhin kërcënues.