Miliona përdoruesve të Androidit do t’u kufizohet qasja në Chrome
AutoTech
Gazeta Express
02/11/2023 22:51
Miliona përdorues të Androidit do ta kenë
më të kufizuar qasjen në shfletuesin Google Chrome, ka shkruar Mirror të
enjten.
Kjo pasi kompania amerikane e teknologjisë
sapo ka konfirmuar se së shpejti do t’i japë mund mbështetjes për shfletuesin
Chrome në telefonat e vjetër të tipit Android.
Edhe pse ky softuer s’do të ndalojë tërësisht
së punuari, ai s’do të pranojë asnjë veçori ose përditësim sigurie, e që mund
të shkaktojë rrezikim të të dhënave.
Nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi ky
ndryshim, por sipas mediumit, është spekuluar se do të jetë në fillim të
dhjetorit, kur do të lansohet Chrome 120.
Pajisje e vjetruar do të konsiderohet nga
versioni Android 5.