Ylli i muzikës pop, Miley Cyrus, foli së fundmi hapur për qëndrimin e saj ndaj prindërimit dhe deklarata e saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në një intervistë për ‘The Interview’ të publikuar nga New York Times, Miley ndau sinqerisht mendimet mbi jetën e saj private, presionet e shoqërisë dhe vendimin për të mos e parë veten si nënë, të paktën për momentin.
Ylli i famshëm theksoi se aktualisht nuk ka dëshirë të ketë fëmijë dhe nuk e sheh këtë si diçka që i vjen natyrshëm.
“Nuk kam nevojë të bëhem nënë. Është një përgjegjësi e madhe, kërkon përkushtim dhe sakrificë të jashtëzakonshme. Nëse nuk është pasioni juaj, është e vështirë të imagjinohet se si mund t’i durosh të gjitha ato që sjell prindërimi, netë pa gjumë, shqetësim të vazhdueshëm dhe vite sakrifice”-tha Cyrus.
Mendimi i saj u mbështet nga shumë përdorues të rrjeteve sociale, ku shumë prej tyre vlerësuan ndershmërinë dhe qasjen e saj racionale. “Është e mahnitshme se sa shumë njerëz hyjnë në procesin e të qenit prindër pa ndonjë dëshirë të vërtetë apo vendim të qartë”-shkroi një përdorues. Të tjerë shtuan se nuk ka turp të mos dëshirosh fëmijë.
aaaaa