Milanoviq reagon ndaj vizitës së ministrit izraelit në Zagreb - Gazeta Express
string(61) "milanoviq-reagon-ndaj-vizites-se-ministrit-izraelit-ne-zagreb"

Gazeta Express

09/09/2025 19:34

Milanoviq reagon ndaj vizitës së ministrit izraelit në Zagreb

Gazeta Express

09/09/2025 19:34

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka reaguar ndaj vizitës së sotme të ministrit të Jashtëm izraelit, Gideo Saar, në vendin e tij, duke e quajtur këtë vizitë “fyese për Kroacinë”.

Milanoviç kritikoi ashpër qeverinë e vendit të tij dhe pyeti përse është ftuar një anëtar i një qeverie e cila dëbon popullsinë e Gazës dhe kryen spastrim etnik.

“Pse u ftua ministri i Jashtëm izraelit në Zagreb dhe pse u takuan me të kryetari i Parlamentit kroat, kryeministri i Republikës së Kroacisë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë? Në një kohë kur qeveria dhe ushtria izraelite po dëbojnë të gjithë popullsinë e qytetit të Gazës dhe po njoftojnë sulm ndaj atij qyteti me një milion banorë, takimi me një anëtar të së njëjtës qeveri në fakt është mbështetje e politikës së dhunës, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të Izraelit”, shkroi Milanoviç në Facebook.

“Në vend që të fillojë procesin e njohjes së shtetit palestinez si hapi i parë në arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete dhe paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, qeveria e Republikës së Kroacisë mbështet zyrtarët e qeverisë izraelite të cilët janë pa mëdyshje pas politikës së luftës dhe dhunës”, tha Milanoviç.

Ndërkohë, sot kryediplomati izraelit Gideon Saar u takua me homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman gjatë vizitës së tij në Zagreb.

Në një konferencë të përbashkët për media me ministrin Gërliç, Saar pohoi se “njohja e shtetit të Palestinës nuk do të kontribuonte në paqe apo siguri, por do të krijonte paqëndrueshmëri në rajon”./KP