Milani vazhdon me fitore, Rebic sërish shpëtimtari - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 22:44

Milani vazhdon me fitore, Rebic sërish shpëtimtari

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 22:44

Tre fitore me radhë në Serie A, Milani po rikthehet.

Milani i Stefano Piolit po rikthehet.

Në xhiron e 21 në Serie A, Milani mori fitoren e tretë me radhë duke e mposhtur 0-1 në udhëtim Brescian.

Edhe në këtë takim, ashtu si në sfidën e kaluar, Ante Rebic ka shënuar sërish për t’ia siguruar tri pikë Kuqezinjve.

Ai hyri në lojë në minutën e 58’ në vend të Leaos, ndërsa në minutën e 71’ shënoi për ta kaluar Milanin në epërsi, për 1-0, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Pas kësaj fitore, Milani ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe ka hyrë në zonën Europa League, gjendet në pozitën e gjashtë. /Gazeta Express/