Milani shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Interit - Gazeta Express
string(54) "milani-shkon-ne-pushim-me-epersi-minimale-ndaj-interit"

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 21:37

Milani shkon në pushim me epërsi minimale ndaj Interit

Futboll

Gazeta Express

08/03/2026 21:37

Milani e mbyll 45-minutëshin e parë me epërsi minimale ndaj Interit në derbin e qytetit.

Skuadra e drejtuar nga Max Allegri shënoi gol në minutën e 35-të, përmes Pervis Estupinian, i cili shënoi për 1-0.

Estupinian u asistua nga Youssoufa Fofana.

Paraprakisht, Interi e humbi një mundësi të mirë, pasi Henrikh Mkhitaryan dështoi ta mposht Mike Maignanin prej pesë metrave.

Andaj, erdhi në fuqi ligji i pashkruar i futbollit, “kur nuk shënon, pëson”.

Me këtë rezultat, Milani shkrin epërsinë e Interit në krye të tabelës, i cili tashmë ka vetëm shtatë pikë më shumë se skuadra e Allegrit./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement