Milani ka zbuluar listën zyrtare të lojtarëve që do të nisin përgatitjet për sezonin e ri nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, ndërsa mungesat e para tashmë janë konfirmuar.
Më e spikatura është ajo e Theo Hernández, i cili nuk do të jetë pjesë e grupit të parë, pasi ndodhet në fazën përfundimtare të transferimit të tij te Al-Hilal në Arabinë Saudite, shkruan “Gazeta Express”.
Stërvitja e parë e kuqezinjve do të zhvillohet të hënën, më 7 korrik, në qendrën stërvitore të Milanello, por jo të gjithë lojtarët do të jenë të pranishëm. Santiago Gimenez mungon për shkak të angazhimit me kombëtaren e Meksikës në finalen e CONCACAF Gold Cup ndaj SHBA-së. Ndërkohë, dy yjet e SHBA-së, Christian Pulisic dhe Yunus Musah, nuk janë pjesë e skuadrës së Mauricio Pochettinos dhe do t’i bashkohen Milanit në ditën e parë të stërvitjes.
Përveç Theo Hernandez, edhe Ismael Bennacer, Yacine Adli dhe Devis Vasquez kanë marrë leje të zgjatur pushimi, por të katërt këta lojtarë pritet të largohen nga Milani gjatë merkatos së verës.
Në skuadër janë rikthyer disa lojtarë që sezonin e kaluar ishin në huazim, përfshirë:
Alexis Saelemaekers (nga Roma)
Noah Okafor (nga Napoli)
Tommaso Pobega (nga Bologna)
Lista zyrtare e Milanit për fazën përgatitore:
Portierë: Mike Maignan, Marco Sportiello, Lapo Nava, Sebastiano Torriani
Mbrojtës: Emerson Royal, Alex Jimenez, Matteo Gabbia, Strahinja Pavlović, Malick Thiaw, Fikayo Tomori, Davide Bartesaghi, Diego Magni
Mesfushorë: Youssouf Fofana, Samuele Ricci, Yunus Musah, Kevin Bondo, Ruben Loftus-Cheek, Tommaso Pobega, Dario Vos, Filippo Comotto
Sulmues: Christian Pulisic, Rafael Leão, Samuel Chukwueze, Alexis Saelemaekers, Noah Okafor, Francesco Liberali, Lorenzo Colombo
Ky është grupi me të cilin Massimiliano Allegri do të nisë epokën e tij të re në krye të Milanit. Priten ende largime dhe afrime të reja në javët në vijim, ndërsa merkatoja verore është ende në fazat e saj aktive./GazetaExpress/