Milani përballet me Fiorentinën, formacionet zyrtare - Gazeta Express
string(51) "milani-perballet-me-fiorentinen-formacionet-zyrtare"

Milani përballet me Fiorentinën, formacionet zyrtare

Gazeta Express

22/02/2020 19:49

Milani do ta vizitojë sot në orën 20:45 Fiorentinën në stadiumin Artemio Franchi. Me këtë ndeshje, kuqezinjtë e Stefano Piolit do të tentojnë të ngrihen në tabelë me një fitore.

Xhiroja e 25-të e sezonit 2019/20 të Serisë A e përball skuadrën e Giuseppe Iachini dhe atë të Stefano Pioli, në një moment kur vetëm shtatë pikë i ndajnë dy skuadrat në tabelën e Serisë A, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani aktualisht radhitet në pozitën e nëntë me 35 pikë të fituara deri më tani, ndërsa Fiorentina radhitet në pozitën e 13-të me 28 pikë gjithsej.

Fiorentina e kishte fituar ndeshjen e parë kundër Milanit këtë sezon me rezultat 3:1, megjithatë skuadra e Piolit ka qenë në formë më të mirë në këtë periudhë sesa që kishte qenë në atë kohë, kështu që do të tentojë ta marrë fitoren për t’u hakmarrë sot.

Formacionet zyrtare:

FOrmacioni i Fiorentinas pas pak… /Gazeta Express/