Milani në takim urgjent, pas humbjes tronditëse kundër Spezias - Gazeta Express
string(61) "milani-ne-takim-urgjent-pas-humbjes-tronditese-kunder-spezias"

Futboll

Gazeta Express

15/02/2021 10:52

Milani në takim urgjent, pas humbjes tronditëse kundër Spezias

Futboll

Gazeta Express

15/02/2021 10:52

Trajneri Stefano Pioli dhe lojtarët e Milanit do të takohen sot për të diskutuar për humbjen tronditëse 2:0 kundër Spezias të shtunën, e cila në të njëjtën kohë iu kushtoi kuqezinjve me humbjen e pozitës së parë në Serie A.

Spezia e regjistroi vetëm fitoren e dytë në shtëpi këtë sezon kundër Milanit dhe i ndihmoi Interit ta marrë pozitën e parë në tabelë, transmeton Gazeta Express.

Ndeshja e ardhshme për kuqezinjtë do të jetë kundër Crvena Zvezdës në Ligën e Evropës të enjten, e pasuar nga derbi della Madonnina në fundjavë.

Për këtë arsye, Pioli do t’i grumbullojë djelmoshat e tij sot në Via Aldo Rossi.

Mediat italiane raportojnë se Pioli nuk është i lumtur me qëndrimin e lojtarëve të vet kundër skuadrës së sapopromovuar në elitë dhe dëshiron të marrë garanci nga ta se nuk do ta përsërisin më.

Ish-trajneri i Fiorentinës do të përqendrohet në rikthimin e entuziazmit dhe përulësisë në lojën e skuadrës së tij, falë të cilave Milani ishte lider i deritanishëm. /Gazeta Express/