Milani mundet bindshëm nga Sassuolo, e lejon Interin t’i afrohet në vetëm një pikë - Gazeta Express
string(80) "milani-mundet-bindshem-nga-sassuolo-e-lejon-interin-ti-afrohet-ne-vetem-nje-pike"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 16:56

Milani mundet bindshëm nga Sassuolo, e lejon Interin t’i afrohet në vetëm një pikë

Futboll

Gazeta Express

28/11/2021 16:56

Sassuolo e ka mposhtur bindshëm 3:1 Milanin të dielën, duke e lejuar kampionin në fuqi dhe rivalin, Inter, t’i afrohet në vetëm një pikë në krye të Serie A, pas disfatës së dytë radhazi.

Gianluca Scamacca me një gol të mrekullueshëm, Simon Kjaer me një autogol dhe Domenico Berardi me një gol në tjetër i ndihmuan Sassuolos ta mposhtë Milanin me përmbysje në San Siro, pasi Alessio Romagnoli i kishte kaluar vendasit në epërsi herët, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ishte disfata e dytë radhazi për skuadrën e Stefano Piolit, pas asaj ndaj Fiorentinës javën e kaluar, dhe ndeshja e tretë radhazi pa fitore në ligë.

Si pasojë e dështimeve të njëpasnjëshme në tri javët e fundit, Milani ngel me 32 pikë në vendin e dytë, aq sa ka lideri Napoli, i cili sonte takohet me Lazion.

Kampioni në fuqi Inter e ka shfrytëzuar më së miri lëshimin e pikëve nga kuqezinjtë, pasi tani ka 31 pikë në vendin e tretë, pra iu është afruar atyre në vetëm një pikë.

Sassuolo, e cila i kishte tri ndeshje pa fitore radhazi në ligë, tani ngrihet në vendin e 12-të me 18 pikë.

Para këtyre dy disfatave radhazi, Milani ishte ekip i pamposhtur në Serie A dhe lider me një epërsi prej 7 pikëve ndaj rivalit Inter.

Skuadra e Piolit do të përballet me Genoan në udhëtim në mesjavë, në përprekje pë t’u kthyer në binarë në garë për titull./Gazeta Express/