Milani mposhtet nga Udinese dhe rrezikon pozitën e katërt në tabelë - Gazeta Express
string(67) "milani-mposhtet-nga-udinese-dhe-rrezikon-poziten-e-katert-ne-tabele"

Milani mposhtet nga Udinese dhe rrezikon pozitën e katërt në tabelë

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 22:48

Milani ka regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore në Serie A, duke i vështirësuar kështu edhe më shumë punët në garën për top katërshe.

Kampioni në fuqi italian pësoi humbje në udhëtim kundër Udineses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Dacia Arena” përfundoi me rezultatin 3:1.

Roberto Pereyra (9′), Beto (45+5′) dhe Kingsley Ehizibue (70′) shënuan golat e fitores për vendasit.

Golin e vetëm për “Rossonerët” e shënoi nga penalltia Zlatan Ibrahimovic (45+3′).

Milani mbetet me 48 pikë në pozitën e katërt në tabelë, duke e rrezikuar tashmë seriozisht këtë pozitë.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka vetëm një pikë më shumë se Roma e pozitës së pestë, që nesër e zhvillon ndeshjen e kësaj jave, kundër Lazios.

Udinese pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe ndodhet në pozitën e tetë. /Gazeta Express/