string(36) "milani-mposhtet-ne-fund-nga-atalanta"

Sport

Gazeta Express

09/12/2023 20:02

Milani mposhtet në fund nga Atalanta

Sport

Gazeta Express

09/12/2023 20:02

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Atalanta mposhti sonte Milanin për t’u rikthyer te fitorja në Serie A.

Përballja në “Gewiss Stadium” prodhoi pesë gola, teksa u mbyll me rezultatin 3:2 në të mirë të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Kjo ndeshje i takoi javës së 15-të në elitën e futbollit italian.

Ademola Lookman (38’, 55’) ishte autor i dy golave të parë për skuadrën nga Bergamo, që fitoren e siguroi në fundin e ndeshjes përmes Luis Muriel (90+5’).

Olivier Giroud (45+3’) dhe Luka Jovic (80’) realizuan për “Rossonerët”.

Vlen të përmendet se te “Kuqezinjtë” nga loja u përjashtua Davide Calabria (90+’), pas kartonit të dytë të verdhë.

Atalanta pas kësaj fitore ka 23 pikë dhe renditet e shtata në tabelë.

Milani mbetet i treti me 29 pikë. /Gazeta Express/

Standings provided by Sofascore