Milani ka një plan për talentet e saj - Gazeta Express
string(37) "milani-ka-nje-plan-per-talentet-e-saj"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 17:19

Milani ka një plan për talentet e saj

Futboll

Gazeta Express

23/06/2022 17:19

Milan janë duke punuar për t’i gjetur shtëpi të reja të rinjve të talentuar Lorenzo Colombo, Marco Nasti dhe Marko Lazetic, të cilët planifikon që t’i dërgojë në huazim

Kuqezinjtë për momentin janë duke punuar për të zgjedhur sulmin që është i gatshëm për Stefano Pioli, ku Divock Origi do t’i bashkohet Rafael Leaos, Zlatan Ibrahimovicit dhe Olivier Giroudit. Pritet të vijnë edhe disa të tjerë, që do të thotë se nuk do të këtë shumë hapësira për të rinjtë e talentuar.

Lexo Edhe:

Siç thekson Calciomercato.com, Colombo do të jetë i pari që do të largohet për në huazim, ku do t’i bashkohet Lecces, edhe pse Bologna vazhdon të këtë interesim për të në rast së dështon të kalojë ai në Lecce. Ai impresionoi në sezonin e kaluar me SPAL dhe pritet që edhe këtë sezon të rritet më shumë si lojtar.

Lazetic, 18 vjeçari serb i cili ju bashkua Milanit në janar nga Crvena Zvezda në një marrëveshje për katër milionë euro, po ashtu do të huazohet; Kuqezinjtë dëshirojnë ta dërgojnë atë në një klub të Serie A apo Serie B, duke i mundësuar atij që të adaptohet në Itali. Cagliari ka shprehur interesim për të.

Në fund, Nasti pritet të gjejë një klub të ri si i huazuar dhe Palermo, si dhe disa ekipe të Serie B, janë të interesuar për të. /GazetaExpress/