Milani interesohet për Ziyech - Gazeta Express
string(29) "milani-interesohet-per-ziyech"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 15:58

Milani interesohet për Ziyech

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 15:58

Milani raportohet se po interesohet për anësorin e Chelseat, Hakim Ziyech dhe Rosonerët janë të gatshëm të hyjnë në bisedime me kampionët e Evropës.

Sky Sport Italia dhe La Gazzetta dello Sport raportojnë se trajneri i Milanit, Stefano Pioli është fans i madh i ish-yllit të Ajaxit, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Raportohet se Chelsea është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për reprezentuesin maroken dhe Milani është gjithashtu në bisedime me londinezët për marrëveshje tjera.

Kuqezinjtë janë në negociata për transferimin e Olivier Giroud dhe blerjen e mbrojtësit Fikayo Tomori, që shpenzoi gjashtë muajt e fundit në huazim në “San Siro”.

Ziyech luajti 23 ndeshje në Premierligë këtë edicion, duke kontribuar me dy gola dhe tri asiste.

Është një operacion i komplikuar, por Milani po shpreson të “rrëmbejë” tre futbollistët e Chelseas këtë verë. /Gazeta Express/