Mediume angleze kanë raportuar për interesimin e Milanit ndaj Jean-Philippe Matetas, por “Rossonerët” do të kenë nevojë për një investim të madh në merkaton e janarit, pasi Crystal Palace kishte refuzuar ofertën 40 milionë euro të Atalantës verën e kaluar.
Faqja angleze “TEAMtalk” raportoi disa ditë më parë për interesimin e vërtetë të Milanit ndaj Matetas, dhe nuk është sekret që 28-vjeçari do të ishte një përforcim i madh për “Rossonerët” në afatin e janarit.
Situata duhet monitoruar nga afër, pasi Massimiliano Allegri ka nevojë për një qendërsulmues klasik dhe Mateta ka qenë tashmë objektiv i një tjetër klubi të Serie A verën e kaluar.
Atalanta, në fakt, kishte ofruar 40 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e kombëtares franceze, por Crystal Palace kërkoi 50 milionë euro plus bonuset – praktikisht një mënyrë për të treguar se sulmuesi nuk ishte në shitje.
Tani skenari mund të ndryshojë disi, veçanërisht nëse Mateta nuk rinovon kontratën që skadon në vitin 2027.
Mbetet për t’u parë nëse Crystal Palace do të jetë e gatshme ta shesë në janar dhe cili do të jetë çmimi i tij, duke marrë në konsideratë se dëshira e Matetas do të jetë vendimtare – ndërsa Milani do të ketë gjithsesi nevojë për një investim të konsiderueshëm për ta sjellë francezin në Milano./GazetaExpress/