Milani interesohet për Kevin Danson - Gazeta Express
string(35) "milani-interesohet-per-kevin-danson"

Sport

Gazeta Express

03/06/2023 10:00

Milani interesohet për Kevin Danson

Sport

Gazeta Express

03/06/2023 10:00

Pas një sezoni të mrekullueshëm nën drejtimin e Franck Haise, shumë lojtarë të RC Lens janë në radarin e top-klubeve evropiane.

Njëri prej tyre është edhe qendërmbrojtësi, Kevin Danso, i cili ka tërhequr interesim veçanërisht nga klubet italiane, transmeton Gazeta Express.

“FootMercato” ka raportuar se Milani ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e 24-vjeçarit.

Detaje tjera ende nuk janë bërë të ditura.

Për ish-futbollistin e Southamptonit interesim kanë shfaqur edhe Napoli e Fiorentina.

Lens, që do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, synon që t’i mbajë disa prej futbollistëve kryesorë – mirëpo, mund të lejojnë largimin e Dansos nëse do të ketë ofertë rreth 25-30 milionë euro për të.

Reprezentuesi austriak me klubin francez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Gazeta Express/