Milani ia ul Lazios gjasat për titull, merr fitore të madhe për ëndrrën për Evropë - Gazeta Express
string(81) "milani-ia-ul-lazios-gjasat-per-titull-merr-fitore-te-madhe-per-endrren-per-evrope"

Gazeta Express

04/07/2020 23:36

Milani ia ul Lazios gjasat për titull, merr fitore të madhe për ëndrrën për Evropë

Gazeta Express

04/07/2020 23:36

Milani arriti ta mposhtë me rezultat 3:0 Lazion, që ëndërronte t’ia merrte Juventusit titullin e kampionit, duke i përmirësuar kështu gjasat e veta për kualifikim në Evropë.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit e mposhtën një Lazio të gjymtuar nga lëndimet dhe suspendimet në skuadër, duke ia dëmtuar kështu rivalit ëndrrat për titull, por duke e vazhduar ëndrrën e vet për Evropë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Milani kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 23-të të ndeshjes, përmes një supergoli të shënuar nga Hakam Calhanoglu.

Vetëm 11 minuta më vonë, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic shënoi nga pika e penalltisë për ta dyfishuar epërsinë e Milanit. Tomas Strakosha ishte afër ta mbronte këtë penallti, mirëpo e humbi kontrollin e topit dhe skuadra e tij pësoi.

Sulmuesi në formë, Ante Rebic, i huazuar nga Eintracht Frankfurti, shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes për 3:0, duke ia dhënë kështu qetësinë Milanit për këtë ndeshje.

Milani tani radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e Serisë A, mirëpo mund të bjerë në pozitën e shtatë varësisht nga rezultati i Napolit.

Në anën tjetër, Lazio e mban edhe më tutje pozitën e dytë, me shtatë pikë më pak se Juventusi, ndërsa me katër më shumë se Interi, që megjithatë s’e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje. /Gazeta Express/